Serbi, Nikolliç e Daçiç diskutojnë formimin e qeverisë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të bisedojë sot në presidencë me kreun e Partisë Socialiste Ivica Daçiç në lidhje me formimin e qeverisë së re.
Të mërkurën, Nikolliç i tha Radio Televizionit të Serbisë se pret që Daçiç të kërkojë nga ai mandatin për formimin e qeverisë së Serbisë.
Mediat serbe kanë shkruar në ditët e fundit, se për shkak të mosmarrëveshjeve me Partinë Demokratike, kreu i së cilës, Boris Tadiç, që mandatuar për të formuar qeverinë, Daçiç po synon të hyjë në koalicion me Partinë Përparimtare të Serbisë.
Mediat serbe thonë se përparimtarët i kanë bërë ofertë të mirë Daçiçit.