E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove 30 dite burg serbit siu bind policise

Gjykata e Podujevës, në veri-lindje të Kosovës, ka dënuar me 30 ditë burg një shtetas serb, i arrestuar dje në pikën kufitare të Merdares.

Sipas mediave kosovare, shtetasi Todor Doshalevic, me banim në Jagodinë të Serbisë, u arrestua pasi refuzoi urdhërin e policisë për të hequr një flamur të madh të Serbisë që mbante në makinën e tij teksa po hynte në Kosovë.

Gjithashtu, raportojnë burimet, 40-vjecari ka sharë dhe ofenduar agjentët e Policisë së Kosovës, duke thënë se Kosova është Serbi dhe se ai nuk e njeh policinë kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›