E Diel, 1 Nëntor 2026

Vujanovic: Mali i Zi nuk rrezikohet nga “Shqipëria e madhe”

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 13:30

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, duke komentuar pohimet e presidentit serb, Boris Tadic, se ideja e krijimit të “Shqipërisë së madhe” është realitet, ka thënë se Mali i Zi nuk ka rrezik nga projekti i “Shqipërisë së madhe”.

Mali i Zi ka afirmuar vlerat e shtetit qytetar, ndërsa shqiptarët e përjetojnë Malin e Zi si shtet të tyre, tha ai.

“Mali i Zi u mundëson realizimin e plotë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në shkallë të standardeve më të larta, prandaj jam i bindur se nuk ekziston çfarëdo rreziku që do të ishte në kundërshtim me interesat e Malit të Zi”, ka thënë Vujonovic në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›