Shtohet numri i shteteve të përfshira në trafik me njerëz
Shtetet e Bashkuara përfshin pesë vende evropiane në listën e trafikut njerëzor, duke thënë se ato dështuan të shtojnë përpjekjet për të luftuar prostitucionin dhe punën e detyruar.
Bjellorusia, Estonia, Rusia, Qipro dhe Malta janë futur në listën e monitorimit të këtij viti të përfshirë në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për trafikun njerëzor.
Raporti thotë se në Rusi, e cila përfshihet në listë për vitin e tetë me radhë, rreth një milion njerëz janë të ekspozuar ndaj kushteve të shfrytëzimit të punës.
Aty përfshihet mbajtja e dokumenteve, mospagesa për punën, abuzimi fizik ose kushte tejet të rënda jetese.
Në raport thuhet se sipas njoftimeve, veri-koreanët kanë qenë subjekt i kushteve të punës së detyruar në lindjen e largët ruse dhe se Departamenti i Shtetit vazhdon të marrë raporte për gra ruse, të detyruara që të merren me prostitucion jashtë vendit.
Raporti e përshkruan Bjellorusinë si burim, destinacion dhe vend transiti për gra, burra dhe fëmijë, subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar.
Raporti i publikuar të ka shtuar në mënyrë të ndjeshme numrin e vendeve, që thuhet se kanë dështuar të plotësojnë standardet minimale ndërkombëtare për të luftuar trafikun njerëzor.
Libani, Venezuela dhe disa shtete afrikane janë mes vendeve të renditura në shkallën e fundit në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për trafikun njerëzor.