E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, 64.3 % e maturantëve kalojnë testin

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa e ka vlerësuar të kënaqshëm rezultatin e arritur, duke thënë se është një ndryshim pozitiv në krahasim me vitin e kaluar. Sipas tij, në 3 qendra të testit të maturës, ato janë pezulluar për parregullsi.

Bëhet fjalë për qendrat në komunën e Gjilanit, Deçanit dhe Podujevës. Por maturantët, të cilët nuk kanë treguar sukses në këtë afat, do të kenë edhe mundësi që t'i nënshtrohen testit edhe njëherë. Afati i dytë i provimit të maturës do të organizohet më 27 gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›