Kosovë, 7 të vdekur nga virusi AH1N1
PRISHTINE- Në Kosovë shkon në 7 numri i vdekjeve nga gripi i derrit. Lajmi është konfirmuar për median kosovare nga Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Tri viktimat e fundit të konfirmuara janë dy femra dhe një mashkull të moshës prej 24 deri në 40 vjeç. Ndërkohë, të mërkurën ka vdekur edhe një 37-vjeçar nga rrethi i Gjilanit.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, fillimisht kanë ekzistuar vetëm dyshimet se vdekja e pacientëve ka ardhur nga virusi pandemik AH1N1 por më pas u janë marrë mostrat për testim. Mostrat janë përpunuar gjatë ditës së martë dhe me rezultatet janë konfirmuar në mbrëmjen e asaj dite.
Grupi punues për menaxhimin e pandemisë u ka bërw thirrje qytetarëve që ta shtojnë kujdesin dhe t’i zbatojnë masat preventive, duke respektuar rekomandimet dhe këshillat e institucioneve, në veçanti lajmërimin me kohë te mjeku.
“Përkundër faktit që Komiteti Nacional i Kosovës për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar marrjen e vaksinës kundër gripit A H1N1, asnjë nga qytetarët e as nga punëtorët shëndetësorë të QKUK-së nuk janë vaksinuar”- shkruan sot gazeta kosovare Express.
(s.g/BalkanWeb)