Liga e Kampioneve Bajern Mynih, 2 rezultate për të mos ngelur jashtë
Autori i Lajmit: Redaksia
Sfida që do të luhet sot në “Stade Chaban-Delmas” midis dallëndysheve të Bordosë dhe Juventusit, do të vendosë fatet e këtij grupi. Liderët e grupit A, Bordo, e kanë siguruar tashmë kualifikimin për në fazën pasardhëse, ndërsa ekipi i Juventusit me një fitore do të lërë jashtë Ligës së Kampioneve ekipin bavarez. Bajerni do të presë në Allianz Arena, ekipin izraelit, Makabi Haifa. Bordo tashmë është në vendin e parë në grupin A me 10 pikë dhe, nëse arrin një fitore ndaj Juventusit (8 pikë) do të mund të sigurojë këtë vend. Kampionët e Ligue 1 në sezonin 1999-2000 të Ligës së Kampioneve kanë grumbulluar 12 pikë, ndërsa tashmë ata mund ta përmirësojnë këtë rekord personal, sepse kanë edhe 2 ndeshje në dispozicion. Nga ana tjetër, ekipi i Bordosë do të përballet me mbrojtjen më “djallëzore”: Bardhezinjtë në 360 minuta lojë kanë marrë vetëm një gol. Takimi i parë i zhvilluar në Torino u mbyll në barzim 1-1. Këto dy klube për herë të parë janë ndeshur me njëra-tjetrën në sezonin 1984-85 e kompeticionit “European Champion Clubs Cup’: Në gjysmë finale ekipi i Juventusit mundi “dallëndyshet” me një rezultat të përgjithshëm 3-2. Në Torino bardhezinjtë fituan thellë 3-0: Me golat e Zbigniev Boniek (27), Massimo Briaski (60) dhe Mishel Platini (62) ndërsa në Bordo dallëndyshet fituan 2-0: Dieter Müller (25) dhe Patrik Battiston (80) arritën të gjenin golin. Takimi i dytë i këtij grupi do të zhvillohet në Bavari në stadiumin gjigant në Allianz Arena. Ekipi i Bajernit do të kërkojë tri pikët përballë rivalëve nga Izraeli, Makabi Haifa. Bavarezët tashmë nuk kanë asgjë në dorën e tyre për sa i pëkret çështjes së kualifikimit për në fazën tjetër. Dy humbjet që morën ndaj rivalëve francezë e kanë dërguar ekipin e drejtuar nga Luis van Gaal në vendin e tretë në grup: Katër pikë më pak se vendi i dytë, Juventusi, tashmë ekipit gjerman i ka mbetur vetëm një mundësi: Të fitojë ndaj Makabit dhe të shpresojë që Juventusi të mos fitojë në Francë. Ndërkohë, kundërshtarët e bavarezëve, Haifa, po kërkojnë akoma pikën e parë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Në takimin e parë ata humbën 3-0 ndaj Bajernit: në atë takim për bavarezët shënuan Daniel van Buyten (64) dhe Thomas Müller (85, 88). Ekipi i drejtuar nga Elisha Levi është i vetmi ekip që akoma nuk ka gjetur golin ndër 32 skuadrat e tjera që marrin pjesë në këtë kompeticion. Në 5 sezonet e fundit ekipi i Bajernit e ka kaluar gjithmonë fazën në grupe, për herë të fundit që nuk ka arritur kualifikimin ka qenë në sezonin 2002-2003: Bavarezët e mbyllën grupin me dy pikë.
Grupi B
Është 90 minutëshi më deciziv i grupit B ai që do të luhet në Moskë ku ekipi vendas i CSKA-së do të presë skuadrën gjermane të VfL Volfsburgut. Në Gjermani takimi i parë midis dy skuadrave u mbyll në favor të “ujqve” vendas, 3-1. Tashmë ekipit rus që të kualifikohet për më tej, i mbetet vetëm një rezultat në dispozicion, fitorja. Me një triumf në Moskë, djemtë e Leonid Slutskit do të arrinin të barazonin në kuotën e shtatë pikëve ekipin e Volfsburgut. Kampionët e Gjermanisë, gjithsesi, do të luajnë në stadiumin “Luzhniki” shumë të qetë, pasi edhe një barazim do t’i dërgonte ata në 16-ëshe. Kjo për Volfsburgun është transferta e parë që luajnë në Moskë, ndërsa për CSKA-në është hera e dytë që pret një ekip gjerman. Takimi i dytë i këtij grupi do të luhet Old Trafford të Mançesterit. Vendasit e United do të presin ekipin turk të Beshiktashit. Kampionët e Anglisë kanë prerë biletën për në 16-ëshe që pas barazimit që morën ndaj CSKA-së tri javë më parë 3-3. United tashmë udhëheq këtë grup me 10 pikë, tre më shumë se sa ndjekësi më i afrët, VfL Volfsburgu. Ndërkohë miqtë vijnë pas humbjes që pësuan në shtëpi ndaj “ujqve” dhe distanca me vendin e tretë (që i dërgon në Ligën Evropiane) është vetëm 3 pikë. Tjetër motiv i fortë për ekipin turk është edhe fakti që ata në Angli kanë pësuar humbjen më të thellë: Liverpuli arriti t’i mundte, 8-0. Kjo humbje është edhe më e thella në të gjithë historinë e Ligës së Kampioneve.
Grupi C
Penalltia e Ronaldinjos i fali Milanit një barazim të vlefshëm me Realin e Madridit në San Siro, pasi i kishin mundur galaktikët me rezultatin 3 me 2 në fushën e tyre. Skuadra mike kishte kaluar në avantazh me një gol të Karim Benzema. Po të njëjtën natë, Marseja shënoi goleadën e radhës ndaj Zyrihut në një ndeshje që përfundoi 6 me 1. Abriel e shndërroi një goditje të lirë në gol dhe pasi vizitorët shënuan, ishte radha e Mamadou Niang, Hilton, Benoît Cheyrou dhe Brandão për të vulosur fitoren. Historia e ndeshjes së parë mes Milanit dhe Marsejës në stadiumin “Velodrome” nisi dhe mbaroi me Pipo Inzagin që shënoi në të dy pjesët e lojë dhe Heinze që barazoi për miqtë në fillim të pjesës së dytë. Marseja u bë skuadra e parë franceze që ngriti Kupën e Kampioneve të Evropës kur erdhi goli i Basile Bolit në minutën e 43-të, gol ky që vulosi fitoren ndaj Milanit në Olimpiastadion, më 26 maj 1993 në Mynih. Të katër skuadrat mbetën favorite për të vazhduar kompeticionin në Grupin C, por Real i Madridit mund ta vendosë veten një hap përpara Zyrihut nëse marrin të paktën një pikë kundër kampionëve të Zvicrës në “Bernabeu”. Madrilenet u përpoqën të rindërtonin një balancë të brishtë në “San Siro” pas humbjes së dhimbshme në shtëpi. Penalltia e Ronaldinjos prishi planin e tyre që më anë të golit të Benzemasë kërkonin t’i lidhin të dy superskuadrat në shumën e 7 pikëve. Zyrihu gjendet në fund të tabelës me 3 pikë, pasi kanë humbur për herë të dytë rresht kundër Olimpikut të Marsejës , këtë herë 6 me 1. Humbja, në të cilën Alexandre Alphonse shënoi për vizitorët golin e ngushëllimit, i la 3 pikë pas skuadrës franceze. Në 15 shtator, Ronaldo shënoi dy herë në fitoren 5 me 2, i ndjekur nga Gonzales, Higuain dhe Guti. Zyrihu humbi 3 me 0 pjesën e parë, por i shkaktoi shqetësim Madridit, duke qenë se shënoi dy herë përmes Xavier Margairaz dhe Aegerter. Hera e fundit që janë takuar ka qenë në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve 1963-64 në të cilën Madridi fitoi 6 me 0 në shtëpi dhe 2 me 1 në transfertë, ndërkohë që humbën finalen 2 me 1 kundër Milanit.
Grupi D
Me Porton dhe Çelsin që i kanë prenotuar vendet e tyre në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve, edhe pse kanë akoma 2 ndeshje për të luajtur, gara në Grupin D bëhet për vendin e parë. Skuadra vendase do të synojë hakmarrjen ndaj humbjes 1 me 0, por edhe ndaj eliminimit nga skuadra angleze 3 vjet më parë. Falkao i ka udhëhequr kampionët e Portugalisë drejt 16 skuadrave më të mira. Ndeshja me Apoelin në 3 nëntor, i la portugezët në kuotën e 9 pikëve, një pikë dhe një vend pas anglezëve, për të cilët i rikthyeri Drogba shënoi dy herë në Spanjë ndaj Atletikos së Madridit. Duket se Apoel dhe Alteltiko i Madridit janë të privuar nga një vend në xhiron e mëtejshme të Ligës së Kampionëve, por gjithsesi ka akoma për të luajtur meqë skuadrat do të takohen në Nikozia dhe në mes qëndron një biletë e vlefshme për të vazhduar më tej. Atletikos i mbetet të shpresojë për një skenar në grupin D, në të cilin do të ruajë epërsinë ndaj klubit qipriot. Ata fituan disi vetëbesim pas një barazimi 2 me 2 me Çelsin. Goli i dytë i Sergio Agüeros nga një goditje e lirë në kohën shtesë i dha skuadrës spanjolle pikën e tyre të dytë në kompeticion nën drejtimin e trajnerit të ri Quique Sánchez Flores. Në të njëjtën natë, Apoel humbi për herën e dytë në shtëpi në ndryshim nga Porto që shënoi dy fitore radhazi si në shtëpi dhe në transfertë. Kjo e la Apoelin në fund të klasifikimit me një pikë të vetme të marrë ndaj Atletikos në Spanjë. Apoeli gjithsesi debutoi në mënyrë solide në Ligën e Kampionëve kur u paraqit me një lojë mbrojtëse kur barazoi në “Vicente Calderón”.
Ronaldo kalon dëmtimin, sot në fushë kundër Zyrihut
MADRID - Kristiano Ronaldo duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet për Realin e Madridit. Trajneri Pelegrini e ka përfshirë atë në listë për ndeshjen e Champions League kundër Zyrihut, në program sot në mbrëmje në “Bernabeu”. Ronaldo vuante një dëmtim në gju dhe prej dy muajsh ka qëndruar jashtë fushave të lojës. Ndaj Zyrihut ai pritet të luajë të paktën një pjesë loje, por më e rëndësishme është fakti që ai do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Barcelonës ditën e diel. Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain shpjegoi në një konferencë për shtyp se sa i rëndësishëm është rikthimi i portugezit. “Ai ka treguar se sa i rëndësishëm është në momentin që nuk ishte i dëmtuar. Ronaldo shënoi thuajse në çdo ndeshje dhe ishte një lojtar me ndikim të madh në skuadër. Fakti që ai është rekuperuar në këtë javë të rëndësishme është një ndihmë e madhe për ne”, - tha Higuain. Argjentinasi shtoi gjithashtu se ndeshja ndaj Zyrihut është më e rëndësishme se ajo me Barcelonën në këto momente. Ndërkohë, trajneri Manuel Pelegrini ka deklaruar se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, por pjesa tjetër e skuadrës e ka bërë mirë detyrën e saj kur skuadra kishte nevojë. “Për atë çfarë ka arritur ai konsiderohet si lojtari më i mirë në botë, por edhe pa Kristiano Ronaldon ne kemi arritur të jemi në vend të parë në kampionat dhe në Champions League. Asnjë skuadër nuk varet nga një lojtar i vetëm dhe për mendimin tim, pjesa tjetër e ekipit është përgjigjur siç e prisja”, u shpreh Pelegrini. Reali i Madridit ka 7 pikë në grupin C, po aq sa edhe Milani, ndërsa Marseja ndodhet në vend të tretë me 6 dhe Zyrihu në fund me vetëm 3 pikë.
Fletcher: “Të gjithë sakrifikonim për Ronaldon”
Darren Fletcher thotë se të gjithë bashkëlojtarët e tij të Mançester United kishin sakrifikuar për Kristiano Ronaldon. Kapiteni i kombëtares skoceze shënoi një gol të shkëlqyer në fitoren 3-0 të United ndaj Evertonit gjatë fundjavës, dhe ka thënë se ai mund të avancojë në sulm më shumë, tashmë që Ronaldo nuk është më në ekip. “Çdo ekip në botë do ta ndiente mungesën e tij. Ai është një lojtar fantastik dhe një golashënues i shkëlqyeshëm. Ai u adaptua shumë mirë, ndërsa kur ishte këtu. Ai kaloi nga një mesfushor krahu në një anësor golashënues dhe lojtarin më të mirë në botë”, - ka thënë Fleçer. “Shpresoj që tani të mund të jemi një ekip më i bashkuar dhe lojtarët e tjerë do të përmirësojnë lojën e tyre për të mbuluar zbrazëtirën e lënë nga mungesa e tij. Kemi nevojë për më shumë gola nga mesfushorët dhe më shumë gola nga të gjithë lojtarët. Po aq sa Kristiano ishte i nevojshëm për ne, i gjithë ekipi sakrifikonte shumë për të. Si mesfushor, e di se unë nuk mund të shkoja për të goditur në sulm, pasi Kristiano ishte i avancuar. Tani mendoj se ka më shumë mundësi që mesfushorët të shënojnë gola” - ka shtuar skocezi.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009