Trupat në Afganistan, Obama të martën shpall vendimin
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka zhvilluar takimin e fundit me kabinetin e tij të luftës, në të cilin u diskutua se a duhet apo jo të dërgojë SHBA-ja ushtarë shtesë në Afganistan dhe planifikon që vendimin e tij në lidhje me këtë çështje ta shpallë gjatë ditëve në vijim, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Takimi, i cili u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë dhe në të cilin morën pjesë zëvendëspresidenti Joe Biden, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton dhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, ishte i nënti i këtij lloji. Obama po i afrohet marrjes së vendimit për atë se a do të dërgojë 40 mijë ushtarë shtesë në Afganistan, për të luftuar kryengritjen gjithnjë e më të ashpër në këtë vend. “Pas kompletimit të takimit përfundimtar, presidenti Obama ka tashmë të gjitha informatat që ka kërkuar dhe për të cilat ka pasur nevojë për të marrë vendimin dhe ai brenda disa ditëve do ta kumtojë vendimin e tij”, - theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. Vendimi i Obamës pritet të shpallet para takimit të NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhjetor, në të cilin edhe shtetet e tjera anëtare të aleancës mund të japin pëlqimin për të dërguar me mijëra ushtarë shtesë në Afganistan. Aktualisht, në Afganistan janë të stacionuar 110 mijë ushtarë të huaj, përfshirë këtu edhe 68 mijë ushtarë amerikanë. Obama ka rivlerësuar gjatë dy muajve të kaluar strategjinë e luftës në Afganistan, pasi komandanti kryesor i forcave amerikane në këtë vend, gjenerali Stanley MeChrystal, kishte theksuar se situata e sigurisë në Afganistan është duke u përkeqësuar dhe se nevojiten së paku 40 mijë ushtarë shtesë, për të shtypur kryengritjen.
Amerikanët janë të përçarë në lidhje me domosdoshmërinë për të dërguar forca shtesë në Afganistan. Republikanët në Kongres po insistojnë se nevojiten forca shtesë, për të pamundësuar forcimin e talebanëve, ndërsa demokratët e Obamës dëshirojnë të shohin një strategji për të dalë nga Afganistani. Dy ligjvënës demokratë, madje, kanë kërkuar edhe vendosjen e “tatimit të luftës”, për të mbuluar shpenzimet e shtimit të forcave në Afganistan. Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Dik Çenei, theksoi se Obama tashmë është vonuar me vendimin e tij për dërgimin e forcave shtesë në Afganistan. “Kjo zvarritje na kushton. Me çdo ditë që kalon forcohet dyshimi në kokat e miqve tanë në rajon dhe shtohet dyshimi edhe në kokat e forcave tona”, - tha Çenei. Megjithatë, Gibbs doli në mbrojtje të presidentit. “Ky është një vendim i komplikuar. Mendoj se populli amerikan dëshiron që presidenti të mos marrë një vendim të ngutshëm, por të marrë një vendim të drejtë”, - tha Gibbs. Obama dhe këshilltarët e tij kanë debatuar për disa opsione të ndryshme, duke filluar nga mundësia e dërgimit të mijëra ushtarëve shtesë, e deri te mundësia e kufizimit të shtimit të forcave dhe përqendrimit të sulmeve kundër Al Kaedës.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009