Presidenti serb, Boris Tadic: Do vizitoj Kosoven
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se në ditët në vijim do ta vizitojë Kosovën, duke thënë se qeveria e tij do të insistojë që “qytetarët e saj në Kosovë të prosperojnë ekonomikisht dhe të kenë të gjitha të drejtat, sikurse qytetarët në pjesët tjera të vendit”. Tadic tha se gjatë vitit që po shkon, qeveria e Serbisë ka shënuar një fitore diplomatike duke arritur të garantojë rrugën e Serbisë drejt BE-së, e cila nuk do të kushtëzohet nga raporti i Serbisë ndaj Kosovës. “Kemi marrë garanci të qarta nga të gjithë faktorët e BE-së, se askush nuk do ta kushtëzojë Serbinë që ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, është shprehur presidenti Serb. Tadic ka zhvilluar edhe ne te shkuaren vizita te ndryshme ne Kosove kryesisht per festat fetare ku dhe eshte takuar me Serbet qe jetojne ne Gracanice.'(s.g/BalkanWeb)