E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borchardt: Luftoni korrupsionin para kontrollit të BE-së

Megjithatë ai ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres me rëndësi për sa i përket dokumenteve të identifikimit.“Në pranverën e vitit të ardhshëm në Shqipëri do të vijë sërish një mision i BE-se, i cili do të shikojë stadin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju jeni në dijeni për lajmet negative të dhëna në nëntor për “Transparency International”, për sa i përket luftës kundër korrupsionit. Gjermania do ju mbeshtesë edhe në këtë sektor, për të arritur progres. Por duhet që mision i ardhshëm i BE-së në Shqipëri të gjejë progresin e duhur”, u shpreh Borchardt gjatë një ceremonie të dhurimit të disa pajisjeve për policinë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka shprehur në emër të Policisë së Shtetit vlerësimet dhe konsideratat më të larta për bashkëpunimin disavjeçar me Zyrën e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Endri Pema, vuri në dukje bashkëpunimin maksimal që ekziston mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe strukturave doganore në plotësimin e standardeve Shengen, menaxhimin e integruar të kufijve, si dhe implementimin e politikave për lëvizjen e lirë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Gjermania ka dhuruar  sot automjete, mjete të kontrollit antikontrabandë, pajisje kompjuterike dhe programeve për analizën e informacionit kriminal, lexues pasaportash biometrike, pajisje për policinë shkencore për krimin elektronik, pajisjen dhe vënien në funksionim të sallës së trajnimit për Policinë Kufitare në Vlorë, etj. Dhurimi i këtyre pajisjeve bëhet në kuadër të mbylljes së fazës së dytë të Projektit “Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtësisë penale në luftë kundër trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar në Shqipëri”.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›