E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Sun” për Kumbaron: Një bishë nga lindja.....

Artikulli i titulluar “Beast from the East is our guest of the West” ( “Një bishë nga lindja, mysafiri ynë në perëndim)”, shkruan se Ilir Kumbaro, është një prej njerëzve më të kërkuar të Evropës Lindore, dhe dyshohet se ka rrëmbyer dhe torturuar tre persona në atdheun e tij. "Është mëse e dallueshme dhe evidente që zoti Kumbaro kërkon të bllokojë përballjen me drejtësinë duke ndërtuar me shumë kujdes një identitet të ri e të falsifkuar” shkruan "The Sun" duke cituar gjykatësin Haward Riddle nga gjykata e ekstradimeve që lejoji ekstradimin e tij. Kumbaro arriti në Britanine e Madhe në vitin 1996. Ai kishte ndryshuar identitet, ndërsa ka mashtruar autoritetet britanike se ishte shtetas nga Kosova. The Sun shkruan se bashkë me familjen e tij Kumbaro jetonte afër Chelsea's Stamford Bridge bashkë me gruan dhe djalin. Gazeta në fjalë shkruan se Kumbaro për 13 vitet e jetës së tij në Britani nuk kishte punuar asnjëherë, ndërsa kishte jetuar me asistencën e strehimit dhe asistencës si punëkërkues. Sipas artikullit, ish-punonjësi i Shërbimit Sekret Shqiptar ka pasur përfitime për depresion dhe crregullimeve të stresit pos traumatik. "Do të ishte e papërshtatshme për të paralajmëruar për një vendim ende të pamarre që ka të bëjë me heqjen e shtetësisë dhe depërtimin e tij. Prioriteti i qeverisë është për të mbrojtur sigurinë publike. Në qoftë se dikush ka marrë shtetësi me anë të mashtrimit ose është dënuar për një vepër të rëndë penale ligji lejon ti hiqet shtetësia” citon the Sun zëdhënësin e Home Office.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›