Kosovë, AKK–EULEX, marrëveshje bashkëpunimi
PRISHTINë- Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin Ekzekutiv të Policisë së EULEX-it për shkëmbim informacioni.
Qëllimi i kësaj marrëveshje – siç thuhet në një komunikatë për media – është që të shtohet bashkëpunimi dhe koordinimi në lidhje me shkëmbimin e informatave lidhur me hetimin dhe zbulimin e pastrimit të parave, korrupsionit, krimit ekonomik, krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tjera të rënda.
Kjo marrëveshje themelon procedurat, kushtet dhe kriteret për lehtësimin e shkëmbimit të informatave ndërmjet DEP EULEX dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Hamit Basholli dhe shefi i Departamentit Ekzekutiv të Policisë së EULEX-it, James Albrecht.
(m.a/telegrafi/BalkanWeb)