E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen dy policë për korrupsion

Dy oficerë të policisë së Tiranës janë arrestuar pasditen e sotme me akuzën për korrupsion. Sipas policisë janë arrestuar policët Preng Frroku dhe Besnik Prendi agjentë të policisë kriminale në komisariatin numër në Tiranë. Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi 2 mujor nga shërbimi i kontrollit të brendshëm në drejtorinë e policisë së Tiranës në bashkëpunim me njësinë e Task forcës së Prokurorisë. Agjentët e policisë bashkëpunonin me hajdutët e xhepave të cilëve efektivat e policisë u krijonin lehtësira dhe imunitet nga ndjekja penale e arrestimi kundrejt rryshfetit. Gjithashtu policëve iu sekuestruan edhe 30 mijë lekë të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›