Tiranë, pranga dy agjentëve të policisë kriminale për shpërdorim detyre
TIRANë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy agjentë të policisë kriminale nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pas hetimeve të policisë rezultoi se agjentët kishin lidhje me hajdutët e autobusëve. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për momentin, por mësohet se ata, ndanin me hajdutët e linjave urbane fitimin e vjedhjeve të kryera gjatë udhëtimit.
Në lidhje me arrestimin e tyre pritet të ketë edhe një konferencë nga policia e Tiranës. Pritet të zbardhet edhe skema e bashkëpunimit mes dy agjentëve dhe hajdutëve të autobusave.
(m.a/BalkanWeb)