Krasniqi nis nesër një vizitë katërditore në Shqipëri
PRISHTINë- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do te nisë nesër një vizitë zyrtare katërditore në Tiranë. Gjatë kësaj vizite. z. Krasniqi do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Kryeparlamentari Krasniqi është ftuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Tiranës për të mbajtur nje fjalim në veprimtarinë e Forumit Politik, në temën “Balancet e reja në Ballkan-e ardhmja evropiane”.
Pjesëmarrës të kësaj veprimtarie do të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditur në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe të medias.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendi të Kosovë, vizita e kryeparlamerntarit Krasniqi do të zgjasë deri më 10 prill.
(e.n/BalkanWeb)