E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Ambasada amerikane denon perdhosjen e varrezave hebraike ne Prishtine

Ambasada amerikane ne Prishtine u ka bere thirrje autoriteteve te Kosoves qe te kryejne hetime te hollesishme dhe te vene para drejtesise pergjegjesit e nje incidenti ne varrezat hebraike ne Prishtine te cilet kishin vizatuar kryqin e thyer nazist mbi to.

Ne nje komunikate per opinion thuhet se ambasada e Shteteve te Bashkuara denon fuqimisht perdhosjen e varrezave hebraike ne lagjen Velania te Prishtines. Kjo veper e urrejtjes perben fyerje jo vetem ndaj familjeve te te varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik ne Kosove dhe pertej por po ashtu eshte fyerje ndaj shtetit dhe shoqerise shumetnike kosovare. Kjo eshte nje veper e perbuzjes se normave me themelore te tolerances bashkejeteses dhe respektit dhe nuk mund te tolerohet thuhet ne komunikate.

Ne qershor te ketij viti studentet e Universitetit Amerikan ne Kosove ishin perfshire ne nje projekt te restaurimit te varrezave hebraike. Ambasada ne reagimin e saj e vlereson inicidentin si sulm ndaj vepres se tyre te miqesise dhe vullnetarizmit.

Nuk eshte dhene ende ndonje hollesi nga organet e rendit lidhur me kete incident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›