Reagon ashper edhe kongresisti Engel per prekjen e varrezes hebraike te Prishtines

Ketu ne Uashington ka reaguar po ashtu me tone te ashpera edhe anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Eliot Engel bashke-kryetar i grupit te Kongresit per ceshtjet shqiptare. Ne nje deklarate per shtyp zoti Engel i ben thirrje qeverise se Kosoves te ndeshkoje autoret e aktit ne formen me te rende qe parashikon ligji.
Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i perdhosjes se varrezes se hebrejve ne Prishtine. Prekja e vendit te prehjes se anetareve te komunitetit te vogel hebraik ne Kosove eshte nje akt urrejtjeje qe nuk duhet te lejojet te hedhe renje. I bej thirrje qeverise se Kosoves te hetoje imtesisht vandalizmin dhe te ndeshkoje autoret sic parashikohet me ligj thote kongresisti Engel ne deklaraten e tij.
Une e vizitova kete varreze me ish presidentin Ibrahim Rrugova ne vitin 2005 dhe e para per nder qe sebashku me te te shprehja respektin per komunitetin hebraik te Kosoves te cili ai e kishte perqafuar si pjese te historise dhe trashegimise se Kosoves vazhdon me tej zoti Engel.
Ky akt ne varreza eshte edhe me tragjik pasi vetem kohet e fundit ajo ishte vendi i nje projekti pune vullnetare te kryer sebashku nga studentet e Universitetit Amerikan te Kosoves dhe Kolegjit Dartmouth ne Shtetet e Bashkuara. Shpresoj qe puna e tyre e mire te mos humbase nga ky akt perdhosjeje dhe varreza te restaurohet dhe te mbrohet qe te gjithe ne Kosove ta dine se sa njerez kane banuar dhe vazhdojne te jetojne ne kete toke perfundon deklarata e kongresistit Eliot Engel.