E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Regjistrohen dy raste të reja me virusin AH1N1

Dy raste të reja të prekura nga virusi H1N1 i gripit të derrave janë konfirmuar sot në Maqedoni, duke e çuar në 11 numrin e personave të prekur nga sëmundja në këtë vend, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve të klinikës për sëmundjet infektive, 11 pacientë janë shtruar në këtë klinikë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit, tetë persona janë shtruar në spital të dyshuar si të infektuar me virusin H1N1. "Deri tani, 69 persona janë shtruar në spital dhe 11 prej tyre janë konfirmuar si të prekur nga virusi i gripit të derrave", bëhet e ditur sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë. Autoritetet maqedonase të shëndetësisë bënë të ditur gjithashtu se kanë porositur 200 mijë doza të vaksinës kundër gripit të derrave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›