E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Bajrami: Presidenti i ardhshëm, jo anëtar partie

Zgjedhja e presidentit të Republikës nga populli është një ndryshim kushtetues shumë i domosdoshëm, sepse do të krijojë stabilitet, i cili do të përfaqësojë unitetin qytetar dhe kombëtar.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për mediat kosovare deputeti Arsim Bajrami, kryetar i Komisionit Parlamentar për amendamentimin e Kushtetutës së vendit.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese në pjesët ku ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Republikës, Bajrami ka treguar se presidenti i ardhshëm duhet të mbledhë edhe 15 mijë firma edhe kandidatët e tjerë të pavarur, ndërsa do të mund shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Deputeti Bajrami ka bërë me dije se mandati i presidentit do të jetë pesëvjeçar për shkak që të mos përkojë me përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe të kryeministrit.

Bajrami është shprehur optimist se amendamentet e bëra do ta kenë përkrahjen e të gjitha partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij, ndryshimet kushtetuese në këtë çështje kanë qenë më se të nevojshme për të shmangur vakuumet politike në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›