Stefanoviç takim me ndërkombëtarët, me pas me Tahirin

Mediat serbe njoftojnë se kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviç, do të ketë një takim me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar lidhur me pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.
Ky është konfirmimi që ka arritur nga Brukseli për kërkesën e Serbisë, por edhe kusht i palës serbe që të shkojë në raundin më të ri të negociatave me delegacionin e Prishtinës. Sipas tyre ky ishte edhe kushti që delegacioni serb të shkoj sot në bisedime me Prishtinën, derisa vet kryenegociatori serb, Stefanoviç do të bisedojë për këtë temë me ndërmjetësin Robert Kuper dhe funksionarin e departamentit të shtetit, Filip Riker.