E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta masive kundër romëve në Bullgari

Tre persona, përfshirë dy policë janë të plagosur, ndërsa qindra demonstrues janë arrestuar në disa qytete të Bullgarisë, pas protestave masive kundër romëve që kanë përfshirë këtë vend.

Demonstratat me parulla kundër romëve dhe pakicës turke kanë pasuar në Sofje, Pllovdiv, Varna dhe Burgas. Dhjetëra protestues u arrestuan për vandalizëm dhe ushtrimin e dhunës. Në Pllovdiv janë arrestuar rreth 50 persona, pasi ata synonin sulmin në lagjen e romëve. Nga ana tjetër, mediat bullgare njoftojnë se romët ishin armatosur me sopata dhe mjete të tjera për të pritur demonstruesit.

Situata është tensionuar, pas një aksidenti ku një furgon i drejtuar nga një rom kishte përplasur për vdekje dy të rinj bullgar në fshatin Katunic në jug të Bullgarisë, që dominohet nga romët.

Si shkaktar i këtij aksidenti që u vlerësua i qëllimshëm u akuzua një familjar i shefit policor lokal, Kiril Rashkov, që i përket komunitetit rom. Incidenti u shtua kur familjarët e dy të rinjve bullgar sulmuan familjen Rashkov dhe se më pas pasoi edhe zgjerimi i përleshjeve.

Demonstratat po zhvillohen me moton ”Kundër mosndëshkimit të Ciganëve”, pasi që kërkohet dënimi i familjarëve Rashkov, për vdekjen e dy të rinjve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›