E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFORi arreston 5 serbë në veri

Njësitë e KFOR-it kanë filluar mëngjesin e sotëm një aksion të ri për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës ndërsa mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajme Tanjug.
 

Ushtarët e KFOR-it kanë filluar heqjen e barrikadave në rrugën përreth bazës së tyre në vendkalimin kufitar Jarinje ndërsa ka arrestuar të gjithë personat që shfrytëzojnë rrugët alternative njofton Tanjug.
 

I ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviç Radomir Bogdanoviç po ashtu është arrestuar ndërsa të tjerët janë liruar më pas.
Serbët, megjithatë, në afërsi të Jarines kanë ngritur një barrikadë të re.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›