Kosovë, Beogradi heq dorë nga zgjedhjet lokale
Qeveritarët serbë thanë se kanë hequr dorë nga synimet për organizimin e zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në Kosovë.
Ata thanë se ky vendim pasoi mosgatishmërinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar organizimin e këtyre zgjedhjeve, paralajmërimi i të cilave kishte nxitur reagime të ashpra të Prishtinës zyrtare, e cila ndërkaq, po kërkon rrugë që tu mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë ne zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.