E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet KLD-ja, Topi zgjedh sot nënkryetarin

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të plotësojë sot vendin vakant të nënkryetarit të KLD-së pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut. Kreu i Shtetit ka theksuar se në mbledhjen e sotme, e cila ka nisur pak minuta me pare do të njoftohet dhe emërimi i ri nga Parlamenti i anëtarit Elvis Çefa dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Topi ka sqaruar se posti i numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë do ti jepet njërit prej anëtarëve që aktualisht ushtrojnë funksionin e anëtarit të KLD-së. Zgjedhja e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është e drejtë kushtetuese e Presidentit të Republikës, dhe ditën e hënë do të mblidhet KLD-ja për tu njohur me anëtarin e ri të saj, të sapoemëruarin Elvis Çefa, pohoi kreu i shtetit dy ditë më parë.

PËRPLASJA

Votimi i anëtarit të KLD-së ka acaruar tonet dhe prishi klimën paqësore midis pozitës dhe opozitës. Kryeministri Berisha dhe kryetari i Grupit të PS-së, Ruçi, kanë debatuar ashpër për mënyrën e votimit të dy pretendetëve për postin e KLD-së. Të majtët kanë insistuar që votimi për dy emrat, Elvis Çefën dhe Ardian Vishën, të kryhej me kuti dhe me votë të fshehtë, por vendimi për të firmosur fletët para votimit për secilin deputet, ka prishur muajin e mjaltit midis PD-së dhe PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›