Çefa në KLD, "prova e zjarrit"sot mes Topit e PD-së
Të tjera rreth shkrimit Rama:Visha s'ka fajin e Mediut, Berisha vodhi votën në Kuvend Visha: Votimi provë për Presidentin, Mediu u detyrua KLD,Meta: Jo politizimit të zgjedhjeve në gjyqësor Çefa në KLD, PS drejt ankimimit në Kushtetuese
TIRANË – Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për të zgjedhur zëvendëskryetarin e ri pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut dhe votimit në Kuvend të Elvis Çefës. Mbledhja ka nisur në orën 10 të paradites dhe po drejtohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëherësh kryetar i KLD.
Sipas rendit të ditës, pikë e parë do të jetë ligjërimi i mandatit të Elvis Çefës për të vijuar me propozimin për numrin dy të KLD-së. Nisur nga debati i fundit mes mazhorancës dhe opozitës, pas votimit në Kuvend duket se një pikë që do të ngjallë debate në mbledhjen e djeshme të KLD-së do të jetë verifikimi i ligjshmërisë së mandatit të Elvis Çefa, i cili u votua në Kuvend me 71 vota.
ZËVENDËSKRYETARI
Për hërë të parë KLD u plotësua me postin e zëvendëskryetarit në vitin 2002 dhe në atë kohë u zgjodh Ilir Panda, i cili si anëtar i KLD-së u propozua nga Kuvendi dhe jo nga konferenca gjyqësore. Tradita u ndoq dhe për pasuesin e Pandës, Kreshnik Spahiu, i cili u ul në karrigen e zëvendëskryetarit pas zgjedhjes si President të Bamir Topit në korrik të vitit 2007.
PRESIDENTI TOPI
Si rregull, përzgjedhja e zëvendëskryetarit bëhët me votim të hapur mes anëtarëve të KLD. Kështu, të hënën pasi të njoftohet vendimi i Kuvendit për përzgjedhjen e Çefës, presidenti Topi në bazë të Kushtetutës do të bëjë propozimin e tij për zëvendëskryetarin e ri. Dhe propozimi bëhet për një nga anëtarët e KLD, prej të cilëve 3 janë propozuar dhe votuar nga mazhoranca kuvendore. Pikërisht kjo pikë, pritet të sjellë debate për vete pozicionin që mazhoranca, e cila përfaqësohet në KLD nga ministri i drejtësisë, Eduard Halimi ka mbajtur ndaj Topit dhe Spahiut muajt e fundit. Më 14 prill gjatë një vizite në Korçë Presidenti refuzoi të komentonte votimin e Çefës në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, por i i kujtoi klasës politike se posti i nënkryetarit të KLD-së, i lënë bosh me largimin e Kreshnik Spahiut, është e drejtë kushtetuese e Kreut të Shtetit, i cili është edhe drejtues i KLD-së. “Nuk më takon të komentoj për debatet në parlament. Mbledhja e KLD-së do mbahet të hënën (sot) me rend dite të përcaktuar e atje do vlerësohet sipas procedurës edhe kandidati i votuar nga Kuvendi. Ndërsa zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së është prerogativë e Presidentit të Republikës”, pat deklaruar presidenti Topi.
(aq/sg/shqiptarja.com)