E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Buhler takohet me shefin serb të ushtrisë

Gjatë takimit të sotëm me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Miloje Miletiç, komandanti i KFOR-it, Erhard Byler, e ka informuar atë për gjendejn e përgjithshme në Kosovë dhe, në veçanti, për ngjarjet e fundit në pjesën veriore. KFOR ka informuar se gjenerali Buler, bëri një përmbledhje të ngjarjeve prej 25 korrikut dhe të masave të ndërmarra nga KFOR.
 

Ai pastaj i ka shpjeguar procedurat e kontrollimit dhe kufizimet e vendosura në porta, nga komandanti i KFOR, për të pasur ambient të sigurt dhe ka theksuar se kalimi nëpër porta mbetet i kufizuar, për arsye të sigurisë.
 

Gjenerali Byler e ka falënderuar gjeneralin Miletiç, për informim të ndërsjellë dhe komunikim të afërt gjatë ditëve të krizës. Të dy gjeneralët vlerësuan se edhe në situata të tilla tensionuese, bashkëpunimi ndërmjet KFOR dhe Forcave të Armatosura Serbe, ka qenë shumë i mirë dhe profesional, i bazuar në respektin e dyanshëm. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoj edhe me pasardhësin e gjeneralit Byler.
 

KFOR njofton se takimet e “Komisionit Për Impelemtim”, ndërmjet KFOR dhe Forcave të Armatosura Serbe, mbahen rregullisht, që nga viti 1999, pas obligimeve të dala nga Marrëveshja e Kumanovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›