E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Ekonomia amerikane po rimëkëmbet ngadalë

Këtë deklaratë numri një i Shtëpisë së Bardhë e bëri ndërkohë që po përgatit një tjetër plan për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ne do ta kapërcejmë krizën më të rëndë që prej Depresionit të Madh të vitit 1929 dhe pas recesioneve e krizave financiare që kemi kaluar, pacientit i duhet kohë për tu shëruar”, theksoi Obama.

“Ekonomia jonë ka pësuar një krizë kardiake, pacienti jeton, është në gjendje të mirë, por po shërohet shumë ngadalë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan do të paraqesë javën e ardhshme një plan të ri për të luftuar deficitin dhe papunësinë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-31 14:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›