Kosove Buxheti i 2011-es pret votat ne seancen e 25 marsit

Parlamenti i Kosoves
Prishtine 15 mars 2011 NOA-Projektligji per Buxhetin e vitit 2011 ne Kosove pritet te shkoje ne parlament per te marre votat e ligjvenesve me 25 mars.
Kryesia e Kuvendit te Kosoves ne mbledhjen e drejtuar nga kryetar i Kuvendit Jakup Krasniqi e mori kete vendim diten e sotme si dhe ngarkoi Komisionin per Buxhet dhe Finance si komision i perhershem qe ta shqyrtoje Projektligjin per Buxhetin dhe Kuvendit tia paraqese Raportin me rekomandime per shqyrtim dhe miratim.
Por pavaresisht percaktimit te kesaj date pritet qe miratimi i buxhetit te sjelle debat pasi opozita parlamentare nuk eshte dakord as me nivelin ekonomik te vendit dhe aq me pak me drejtimin qe po i behet Kosoves nen qeverine e Kryeministrit Hashim Thaci.
Levizja Vetevendosja vazhdimisht e ka kritikuar qeverine madje ajo bojkotoi edhe punimet e seances kur u votebesua qeveria dhe Presidenti.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeThaci Pershendes negociatat edhe opozita duhet ti mbeshtese atoParlamenti i Kosoves diskuton te henen negociatat Kosove-SerbiPritet fillimi i seances parlamentare e para me pranine e opozites pas 21 janaritHashim Thaci Njihni realitetin e ri ne KosoveProtesta ne Gerdec Voten tone ne lule te ballit qeverise vrastare Lidhje25 mars Buxheti 2011 Jakup Krasniqi Kosove kritika Kryesia opozita seance