E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Debate rreth prodhimit te energjise

Kur flitet per energjine elektrike ne Kosove ka nje pajtim ne shkalle te gjere se ajo mungon ne sasite e nevojshme per qytetaret e saj. Por rrugedalja eshte burimi i mospajtimeve. Nje grup organizatash joqeveritare te mbeshtetura ne nje studim te Daniel Kammen nga Universiteti i Kalifornise kane shprehur shqetesimet e tyre  lidhur me planet e qeverise se Kosoves per ndertimin e Termocentralit te ri per  prodhim te energjise nga linjiti. Ata kerkojne qe para se te merret cfaredo vendimi per ndertimin e termocentralit te ri duhet te merren parasysh mundesite tjera qe do te linin si zgjidhje te fundit perdorimin e qymyrit.

Nezir Sinani nga Instituti per zhvillimin e politika INDEP tha se Kosova ka mundesi te prodhimit te energjise elektrike nga burime te riperterishme.

Burimet e riperterishme ne skenarin me pesimist do ti siguronin Kosoves deri ne vitin 2020 23 per qind prodhim te energjise nga burimet e riperterishme mirepo skenari me i mire eshte se do te mund te arrihet deri ne 35 per qind tha zoti Sinani.

Por autoritetet thone se eshte interes themelor i Kosoves qe te kete energji te sigurt per furnizim te qytetareve dhe te perballueshme per kushtet e tyre ekonomike. Liridon Mavriqi nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik tha se burimet e energjise se riperterishme jane te kufizuara dhe qeveria eshte e vendosur te shpalle se shpejti tenderin per ndertimin e Termocentralit Kosova e re.

Ky termocentral eshte nje paket qe nuk perfshin vetem ndertimin e nje termocentrali te ri mirepo faktikisht perfshin ndertimin e termocentralit te ri me  standardet me te reja te Bashkimit Evropian perfshine rehabilitimin komplet te termocentralit Kosova B ne baze te direktivave te Bashkimit Evropian dhe si pjese e kesaj pakete parashihet qe ne momentin kur te filloj ndertimi i termocentralit Kosova e Re do te mbyllet termocentrali Kosova A tha zoti Mavriqi.

Termocentrali i ri i planifikuar te ndertohet do te prodhonte afersisht 1 mije megavat ore energji elektrike dhe pritet te kushtoje nga 700 milion deri ne nje miliarde euro. Projekti fillestar i cili qe publikuar ne vitin 2006 parashihte nje termocentral me fuqi prej mbi 2 mije megavat ore energji elektrike duke synuar sic eshte thene shnderrimin e Kosoves ne nje fuqi rajonale te prodhimit te energjise elektrike por ai me vone u ndryshua. Deri ne zgjidhjen e ceshtjes se sigurimit me energji te mjaftueshme vendi do te vazhdoje te perballet me veshtiresi dhe te varet nga prodhimi i termocentraleve te vjetra e te mbajtura keq qe nuk sigurojne dot energji te mjaftueshme per vendin jane te demshem per mjedisin dhe detyrojne qeverine te investoje ne importe te shtrenjta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›