David Beckham shet në eBay Rolls Royce-in e tij
LONDER – David Beckham ka nxjerrë në shitje në eBay makinën e tij tip Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe, për 250 mijë sterlina.
Në lajmërim theksohet se bëhet fjalë për një makinë unike, që është mbajtur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ka bërë vetëm 5.914 mije. Gjithashtu, në lajmërim shpjegohet se makina është e pajisur edhe me televizor dhe DVD.
Mësohet se David Beckham po e shet makinën e tij Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe, për të blerë një tjetër Rolls-Royce, tip Ghost.
Futbollisti ka në pronësi edhe disa automjete të tjera, mes të cilave një Range Rover, një Porsche 911 dhe një Jeep Wrangler.
(er.nu/BalkanWeb)