E Diel, 1 Nëntor 2026

“Costa Concordia”, gjendet trupi i një gruaje

ITALI - Zhytësit italianë kanë gjetur sot trupin e një gruaje në rrënojat e anijes turistike “Costa Concordia”, duke e çuar në 17 numrin e viktimave që kanë humbur jetën në këtë tragjedi.
Trupi i gruas u gjet sot në pjesën e anijes që ka qenë nën ujë, në kuvertën e gjashtë.

Më 13 janar, anija me rreth 4.200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, goditi shkëmbin afër Ishullit Xhilio, në brigjet perëndimore të Italisë.

Disa persona vazhdojnë ende të rezultojnë të zhdukur. Aksioni i planifikuar për sot me pompimin e karburantit nga anija, është anuluar për shkak të motit të keq. Kapiteni i anijes, Françesko Shetino përballet me akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›