E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy sulme ndajshqiptarëve në veritë Mitrovicës

MITROVICE- Dy sulme brenda dy ditëve, kanë ndodhur kundër të rinjve shqiptarë në veriun e Mitrovicës. Autoritetet komunale kanë dënuar ashpër sulmet, duke i cilësuar si përpjekje për të ndaluar lëvizjen e lirë dhe pranisë së shqiptarëve në atë pjesë të qytetit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, dënoi ashpër dy rastet e sulmeve ndaj të rinjve shqiptarë, që kanë ndodhur të premten dhe të shtunën në Lagjen e Boshnjakëve, ku një 14 vjeçar nga Vushtrria ka pësuar lëndime të rënda.

Në komunikatë theksohet se kryetari Kastrati, vlerëson se këto sulme janë të orkestruara nga qeveritarët serbë, me qëllim që në atë pjesë të qytetit të krijohet një gjendje e padurueshme për banorët shqiptarë që jetojnë atje.

Në këtë kontekst, ai kërkon nga autoritetet e sigurisë, si Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i që të merren masa ndaj këtyre grupeve serbe, që janë duke terrorizuar popullatën shqiptare atje dhe për të cilat janë në dijeni të gjithë. 

(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›