Kosovë, nesër KQZcertifikon zgjedhjetPDK nis negociatat
PRISHTINE- Që nga dita e nesërme, kur pritet që KQZ-ja të ceritifikojë rezultatet e zgjedhjeve, PDK-ja do të nisë negociatat me subjektet politike për qeverinë e re.
Kjo parti ka hedhur poshtë njoftimet e deritashme për shtim dikasteresh, apo për afrim me ndonjë subjekt të caktuar politik. PDK thotë se do të nisë nesër ofertat për krijimit e koalicionit qeverisës, por sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë asnjë ftesë për LDK-në, dhe as Vetëvendosjen.
Partia Demokratike e Kosovës, që një ditë më parë lidhi koalicon në nivel lokal me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, thotë se ende nuk ka vendosur për partnerët e koalicionit.
Por, ashtu siç kanë përjashtuar veten nga të qenët në pushtet, duket se edhe PDK-ja nuk do t’u dërgojë ftesa për bisedime Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.
Këtë gjë e konfirmoi vetë zëdhënësi i qeverisë në largim, Memli Krasniqi deklaroi për Radion Evropa e Lirë. Ai hodhi poshtë njoftimet për shtim të numrit të ministrive, sic thuhej, për te kënaqur oreksin e partnerëve të koalicionit.
Për PDK-në, vetëm një gjë është e qartë-kryeministër do të mbetet Hashim Thaçi. Postet tjera, sipas Krasniqit, mbeten të negociueshme.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka fituar 12 deputetë në mandatin e ri, është shprehur disa herë se me Thaçin kryeministër nuk do të hyjë në koalicion. Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, thotë se nëse ftohen për bisedime, AAK-ja do të propozojë kandidatin e saj për kryeministër, dhe nëse nuk bien dakord do të mbeten në opozitë.
(e.n/BalkanWeb)