Kosovë/ Dell: Ndryshimet në qeveri, pjesë e luftës kundër korrupsionit
Ministrat e shkarkuar javën e kaluar janë lavdëruar për punën e tyre nga ana e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili edhe i ka zëvendësuar ata me persona të tjerë. Megjithatë, ambasadori amerikan, Christopher Dell, deklaroi të martën qartë se ndryshimet në kabinetin qeveritar, janë pjesë e luftës kundër korrupsionit.
Ambasadori Dell i bëri këto komente pas një takimi me ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, te i cili tha se ka besim se do të veprojë kundër korrupsionit.
"Mendoj se, po qe se flasim për ministrin Bajram Rexhepi, apo ministrin e Drejtësisë, Haki Demolli, të cilin po ashtu e takova këtë mëngjes - këta dy zotërinj do të sjellin energji, do të kenë një fokus dhe objektiv të ri për ta luftuar korrupsionin këtu".
"Ne mezi presim që të punojmë me ta si partnerë të ngushtë, për t'i përforcuar këto përpjekje" tha Dell.
Kritikat për korrupsion Kosovës i kanë ardhur, kohëve të fundit, jo vetëm nga organizata vendore që monitorojnë këtë fenomen, por edhe nga organizata ndërkombëtare dhe diplomatë të huaj.
Ministri Bajram Rexhepi premtoi se prioritet numër një në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të jetë luftimi i korrupsionit. "Ky është prioriteti im kryesor që nga fillimi", tha ministri Rexhepi.