E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia: "Maqedonia Veriore" zgjidhja më e mundshme

Zgjidhja e ngërçit të emrit të Maqedonisë duket se ndodhet në rrugën e duhur. Në vigjilje të bisedimeve të reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, para së gjithash duket se po vërehet një zgjidhje, njofton radioja suedeze. Kontesti për emrin e pengon Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-s, si dhe të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE.
Radioja suedeze thekson se deri më tani janë zhvilluar negociata të gjata ndërmjetësuese, dhe duket se propozimi që të përdoret emri "Maqedonia Veriore" do të ishte zgjidhja më e mundshme.
"është hera e parë deri më tani që një ministër grek propozon këtë zgjidhje për konfliktin, thekson radioja suedeze. Liderët e të dy vendeve zyrtarisht deklaruan se do të dëshironin që së shpejti të arrihet zgjidhja me qëllim që edhe më shumë të përforcohen marrëdhëniet ekonomike mes dy fqinjëve.
Të dyja palët do të takohen në mesin e muajit prill, ndërsa sipas radios suedeze, ka mundësi që zgjidhja e emrit të arrihet para qershorit të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›