E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates: Për Iranin dhe K.Veriut të gjitha opsionet mbi tryezë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates deklaroi sot se doktrina e re amerikane për reduktimin e armëve bërthamore është ideuar edhe për t'u bërë të qartë shteteve si Irani dhe Koreja e Veriut se të gjitha opsionet ndaj tyre janë mbi tryezë.
Kjo deklaratë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes vjen menjëherë pas njoftimit të administratës Obama për reduktimin e armëve atomike.
Irani dhe Koreja e Veriut janë përfshirë prej kohësh në programe për prodhimin e armëve bërthamore sipas perëndimit, por që ata këmbëngulin që synimet e tyre nuk shkojnë më tej se prodhimi i energjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›