Kosovë/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Sheremet Ahmeti
Kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti. Ndërkohë që në vend të tij është emëruar Behar Selimi, ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit nëpërmes një njoftimi për shtyp.
Në njoftimin shpërndarë mediave sot pasdite, thuhet se vetë Ahmeti ka kërkuar dorëheqjen nga kjo detyrë, pa dhënë më shumë detaje.
"Kryeministri Hashim Thaçi, mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka miratuar kërkesën e sotme të Sheremet Ahmetit për lirimin e tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës", thuhet në komunikatë.
Kryeministri e ka falënderuar Ahmetin për punën dhe kontributin e tij të deritashëm në ngritjen dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, ai e ka inkurajuar Selimin që të kryejë me profesionalizëm dhe përkushtim detyrën me të cilën është ngarkuar dhe t'i thellojë edhe më tutje reformat dhe të avancojë standardet e domosdoshme brenda Policisë së Kosovës.
Thaçi i ka kërkuar gjeneral Selimit punë edhe më efikase dhe efektive, fuqizim të sundimit të ligjit dhe vazhdim të betejës së pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.