Hungari, raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare

Në Hungari ka filluar raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, ai i balotazhit. Në këtë vend votohet të dielën në 57 qendra votimi, në të cilat asnjëri nga kandidatët nuk arriti shumicën e duhur. Para dy javësh në Hungari u shënua ndërrimi i pushtetit. Partia konservatore e djathtë, FIDEZ me kandidatin e saj kryesor, Viktor Urban arriti 53% të votave.
Ndërsa socialistët qeverisës kapën vetëm 19% të votave. Balotazhi i së dielës vendos nëse partia konservatore e djathtë, FIDEZ do të arrijë mazhorancën e më shumë se dy të tretave në parlamentin e ri cka do ti jepte pushtet absolut. Pikërisht mbi këtë temë ndërtuan fushatën e tyre socialistët të cilët humbën pushtetin e tani paralajmërojnë popullsinë vendase mbi rrezikun e pushtetit absolut në duart e konservatorëve.
Vëzhguesit zgjedhorë e cilësojnë të mundshme një mazhorancë të tillë. Qendrat e votimit mbyllen në orën shtatë ndërsa parashikohet nëj sukses më dy shifra dhe për partinë e ekstremit të djathtë Jobbik, pas një fushate të bazuar mbi antisemitizmin, stigmatizimin e popullsisë rome e kundërshtimin e Bashkimit Europian.
Delina Bitraku < I mëparshmi