E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Greqisë: Duhen veprime të shpejta

Shtetet e Bashkuara i këshillojnë Greqisë veprime të shpejta e dinamike si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza. Sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner i ka bërë thirrje FMN-së, BE-së dhe qeverisë greke të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur për tu përballur me krizën e borxhit grek.

Sipas Geithner eurozona në bashkëpunim me FMN duhet të ndërojnë një pakte reformash të ashpra dhe mbështetjeje financiare për ta nxjerrës shtetin helen nga kriza. Komentet vijnë pas takimit të ministrit grek të thesarit me ministrat e G20 pas takimit vjetor të këtyre të fundit në Uashington. Një ditë pasi zyrtarisht Greqia kërkoi aktivizimin e planit të ndihmës ministri George Papaconstantinou, fluturoi drejt Uashingtonit në një takim ku përvec drejtorit të FMN, Dominique Strauss-Kahn e zyrtarëve të BE-së merrte pjesë dhe sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner.

Sipas Gajtner e vetmja rrugë për të dalë nga kriza për Greqinë është një reagim i menjëhershëm dhe i shpejtë. Gjatë takimit të G20 ku u deklarua se bota po del nga kriza më shpejt nga sa ishte parashikuar Greqia ishte një cështje që u diskutua gjatë. Frika e tregjeve është se problemi grek mund të përhapet e problemet e buxhetit mund të thellohet në të tjera ekonomi të eurozonës të tilla si Portugalia dhe Spanja. Defiçiti buxhetor i Greqisë arrin në 13% dhe po rrezikon gjithë ekonomitë e eurozonës.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›