Austria voton sot për presidentin e ri

Rreth 6,4 milionë austriakë zgjedhin sot presidentin e ri të vendit. Anketimet shprehen për një fitore të qartë të presidenti në detyrë, Heinz Fischer, i cili mbetet favoriti kryesor, pasi partia konservatore popullore nuk është përfaqësuar në garë më një kandidat të sajin. Kreu 71-vjeçar i shtetit, mbështetet nga partia socialdemokrate austriake. Rivalë të Fischer-it janë Barbara Rosenkranz e partisë populiste me tendenca djathtiste, FPÖ, dhe Rudolf Gehring nga partia kristiane.
Presidenti i Austrisë ka më shumë detyra reprezentative megjithatë që prej marrjes së kësaj detyre më 2004 ai është kthyer në politikanin më të vlerësuar brenda vendit. Sondazhet shprehen pro rikonfirmimit të tij në masën 80 %. Rivalja e tij kryesore është Barbara Rosenkranz, 51 vjec nënë e 10 fëmijëve eksponente e partisë së Lirisë. Anketimet i japin asaj 20% të votave.
Rosenkranz e bazoi fushatën e saj në kundërshtimin e integrimit europian dhe mbylljen e kufijve mes 27 vendeve anëtare, Ajo gjithashtu kërkoi ashpërsim të rregullave për marrjen e nënështetësisë për fëmijët e emigrantëve. Rudolph Gehring, kandidati i tretë përkufizohet si mbrojtës i vlerave kristiane dhe demokrate ndërsa gjithashtu ruan një pozicion konservator kundrejt emigracionit e kundërshton abortin.
Delina Bitraku < I mëparshmi