E Diel, 1 Nëntor 2026

Maxarri: Lojtarët, të stërlodhur nga sfidat ndërkombëtare”

Unë bëj zgjedhje, jo rrotacion. Valter Maxarri duket se nuk po mendon për ndeshjen me Bajernin, teksa të shtunën në mbrëmje Napoli i tij do të presë në “San Paolo” Parmën.

Napoletanët kanë një shans për të marrë tri pikët dhe Maxarri ka deklaruar se do të hedhë në fushë dyshen e frikshme Hamshik-Kavani për këtë takim. Nuk ka nevojë të bëjmë rrotacion, - deklaroi ai. – Rendimenti i lojtarëve për shkak të lodhjes nis të bjerë pas vetëm tre ndeshjesh radhazi. Kavani është mirë, ndjehet pak i lodhur për shkak të udhëtimit të gjatë, por gjithsesi është i motivuar.

Edhe Marek është gati”, shtoi Maxarri. Më pas, ai foli për çështjen e kalendarit në rastet e ndeshjeve ndërkombëtare, duke akuzuar mënyrën e funksionimit të saj. “Këtu luhet ose çdo dy ditë, ose rrihet pa luajtur dy javë. Për mua, idealja do të ishte të luhej një ndeshje në javë. Është pak problem të menaxhosh skuadrën në situata të tilla. Lojtarët kthehen nga ndeshjet me kombëtaret, stërviten një ditë dhe më pas luajnë sërish”, shpjegoi më tej trajneri i Napolit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›