Arsenali, tre përforcime për merkaton e janarit
ANGLI- Nisja shumë e keqe e sezonit ka bërë që drejtuesit e Arsenalit të mendojnë për përforcime serioze në muajin janar.
Për të forcuar disi ekipin, pas largimeve të Fabregas e Nasri, krerët e klubit londinez kërkojnë të blejnë rumunin e Udinezes Gabriel Torje, i quajtur Mesi i Rumanisë. Një tjetër emër në listën e “Topçinjve” është ai i lojtarit të Soshosë Marvin Martin, ndërsa një tjetër përforcim duket se do të jetë Agbonlahor.
Tre emra, me të cilët Venger shpreson të nxjerrë nga kriza një skuadër të demoralizuar.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)