E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep doreheqjen Sekretari britanik i Mbrojtjes Liam Fox

Sekretari britanik i Mbrojtjes Liam Fox dha doreheqjen pas dyshimeve ne rritje lidhur me nje mik te tij i cili u shtir si nje keshilltar qeveritar gjate udhetimeve zyrtare jashte vendit me te.

Zoti Fox i kerkoi falje Kryeministrit David Cameron ne letren e sotme te doreheqjes duke thene se kishte lejuar gabimisht qe interesat e tij personale dhe aktivitetet qeveritare te ngaterroheshin me njera-tjetren.

Shefi i Mbrojtjes dha doreheqjen disa dite para se te fillonte hetimi qeveritar mbi miqesine e tij me zotin Adam Werritty nje ish-shok dhome i zotit Fox dhe shoqerues i dhendrit ne dasmen e tij ne vitin 2005.

Kryeministri Cameron tha se atij i vinte keq te shihte zotin Fox te largohej nga detyra duke e lavderuar ate per perpjekjet e tij ne drejtimin e fushatave ushtarake britanike ne Afganistan dhe Libi. Udheheqesi britanik ka emeruar Sekretarin e Transportit Philip Hammond si shefin e ri te Mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›