E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Dy te arrestuar nen dyshime per krime lufte

Misioni I Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove beri te ditur arrestimin e dy personave nen dyshimet per perfshirje ne krime lufte.

Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se sot ne rajonin e Prizrenit ne Kosoven perendimore jane arrestuar dy shqiptare te Kosoves ne sic thuhet kuadrin e disa hetimeve ne vazhdim qe kane te bejne me krime te luftes.

Ne njoftim thuhet se akuzat nderlidhen me ushtrimin e masave te kercenimit dhe terrorit zhvendosjen e popullates civile vepra keto te kryera mes dates 17 dhe 19 korrik 1998 ne Rahovec dhe ne fshatrat perreth.

Identiteti i te arrestuarve nuk eshte bere i ditur.

Hetimet po zhvillohen nen mbikeqyrjen e nje prokurori te EULEX-it i cili mban pergjegjesine per trajtimin e lendeve qe kane te bejne me krimet e luftes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›