Agjencite turistike ne Shqiperi shtojne shitjen e biletave

Agjencite turistike ne Shqiperi kane shenuar kete fundviti nje rritje 20-30 perqind te shitjes se biletave drejt Italise dhe Greqise.
Ekspertet e ketij tregu besojne se kjo ka ardhur per shkak te liberalizimit te vizave. Punonjesit e agjencive turistike pohojne se interesimi i qytetareve per te udhetuar eshte shume here me i madh por ata po ngurrojne te marrin bileta per te udhetuar duke pritur reagimet e para te vendeve pritese.
Kjo procedure kryhet per here te pare dhe askush nuk ka dijeni mbi procedurat policore te udhetimit. Duke filluar nga neser qyetaret shqiptare do te udhetojne pa viza ne zonen Shengen per afate deri 90 dite.