Sequi shpejtoni reformen zgjedhore dhe parlamentare
Ne Shqiperi ambasadori i delegacionit te Bashkimit europian ne Tirane Ettore Sequi tha sot se eshte e nevojshme qe te pershpejtohet perparimi ne realizimin e reformes zgjedhore dhe asaj parlamentare. Keto komente ambasadori Sequi i beri gjate takimit te Komitetit Konsultativ BE- Shqiperi qe u zhvillua ne kryeqytetin shqiptar.
Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare ishin ne qender te diskutimeve te seances se sotme te Komitetit Konsultativ mes Bashkimit europian dhe Shqiperise i cili kishte ne fokus planin e Veprimit per realizimin e 12 objektivave te percaktuara nga Brukseli. Ambasadori Sequi tha se ka patur ecuri ne nje seri fushash duke nenvizuar nevojen e nje perparimi me te shpejte te reformes zgjedhore ndersa vuri ne dukje se puna per reformen parlamentare ka ecur me me ngadale. Ambasadori theksoi se beson ende se marrja e statusit kandidat eshte e mundur por kjo shtoi ai sigurisht qe kerkon angazhim vullnet politik zbatim te 12 prioriteteve kryesore sic e ka theksuar dhe Komisioneri Fyle nenvizoi ambasadori Sequi.
Por edhe ne diskutimet e sotme perfaqesuesit si te shumices ashtu dhe opozites kane patur serish debate lidhur me ecurine e ketyre reformave. Prej disa ditesh palet jane perfshire ne polemika te nxehta duke akuzuar njera tjetren per vonesat ne procesin e integrimit europian te Shqiperise.