E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove EULEX akuza per krime lufte ndaj dy ish-ushtareve te UK

Prishtine 8 janar 2011 NOA-Prokuroret e Misionit te Bashkimit Evropian EULEX kane ngritur akuza per krime lufte ndaj dy pjesetareve te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Sipas akuzes se hartuar nga prokurori amerikan Robert Dean dy te akuzuarit kane qene drejtperdrejte te perfshire ne keqtrajtimin e personave qe mbaheshin ne keto kampe nga fundi i marsit ose fillimi i prillit deri ne qershor te vitit 1999.

Sabit Geci dhe Riza Aliaj akuzohen per krime lufte kunder popullates civile te kryera ne dy kampe te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves ne Shqiperi.

Kampet ne Kukes dhe Cahan te ngritura nga kryengritesit shqiptare kane sherbyer per logjistike e trajnime ndersa dy te akuzuarit burgosnin banoret e Kosoves te cilet iknin nga konfliktiishin te dyshuar per bashkepunim me regjimin e atehershem serb ose kishin pikepamje politike qe ndryshonin me ato te Ushtrise lirimtare thuhet ne aktakuze.

Me tej vijohet duke thene se civilet jane keqtrajtuar fizikisht jane mbajtur ne vende te pista dhe kushte te renda per shendetin madje ata ishin privuar nga ushqimi uji dhe trajtimi mjekesor.

Prokuroret e EULEX-it i kane thene agjencise se lajmeve AFP se kane siguruar deshmite e rreth 20 te burgosurve.

Raporti i cili nxiti reagime me zemerim ne Kosove permend Sabit Gecin si te dyshuar per vrasjen e nje civili ne Kukes qe fillimisht eshte rrahur dhe me pas eshte qelluar per vdekje.

Kjo akuze vjen ne nje kohe kur Kosova eshte goditur ashper nga raporti i Dick Martit per trafik organesh.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›