Kosovë, EULEX pranon se has probleme në veri

Zyrat e misionit të EULEX në Kosovë
EULEX, pranon se ka vështirësi në kryerjen e detyrës në veri të Kosovës. Zyrtarët e misionit edhe pse nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Foght Rasmussen, por pranohet se po hasin vështirësi në zbatimin e mandatit.
EULEX-i po përballet me rrethana të vështira në veri dhe po e përdor çdo mundësi për të zbatuar mandatin, ka thënë zëdhënësja e këtij misioni Francoicse Lambert.
Përveç Rasmussen-it edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë dhe qeveria e Kosovës kanë pasur kritika më misionin e EULEX-it.
Misioni pritet që në qershori të fillojë zbatimin e mandatit të ri që do të thotë se do të jenë të pranishëm në Kosovë deri në fund të vitit 2014-të. /F.Stafa/