E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Sequi: Procesi gjithëpërfshirës

Sipas tij, procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës.

"Shpresoj që Presidenti të zgjidhet në një mënyrë gjithëpërfshirëse, siç kam thënë gjithmonë. Kam besim se partitë politike do të përballen me këtë çështje dhe çështje të tjera në mënyrë konstruktive”, vuri në dukje Sequi.

Për sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat, ai tha se procesi është i bazuar mbi meritën dhe se përgjegjësia i takon Shqipërisë.

“Për sa i përket statusit të vendit kandidat, mendoj se ky është një proces i bazuar mbi meritën dhe ne jemi këtu për të ndihmuar, por është në dorën e shqiptarëve të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, duke filluar me zbatimin e prioriteteve kryesore. Unë shpresoj për këtë, por është përgjegjësia dhe detyra juaj", nënvizoi Sequi./Start/

                                                                                             2012-04-25 12:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›