E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo dorëzon draftin: Berisha dhe Rama, garant për shqyrtim serioz

Drafti i firmosuar nga kryetarët e 26 partive parlamentare dhe jo parlamentare, mbetet tashmë në dorë të kosmisionit të reformës zgejdhore për tu shqyrtuar. Pasi ka dorëzuar pranë këtij komisioni këtë draft, bashkëiniciuesi i këtij propozimi, kreu i PDS-së Paskal Milo tha se firmosja e draftit edhe nga krerët e partive të mëdha, PD e PS është një garanci më shumë për shqyrtimin me seriozitet të draftit nga komisioni.
 

“Fakti që u firmos nga Rama dhe Berisha është një fakt që propozimet tona do të shqyrtohen me seriozitet nga komisioni i reformës zgjedhore dhe shpresojmë që të japë një produkt serioz, që do të garantojë barazinë e votës dhe përfaqësimin e të gjitha forcave politike që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”tha ai.

Milo e ka cilësuar një zhvillim pozitiv të klasës politike bashkimin e firmave të të gjitha partive të spektrit të djathtë dhe të majtë, për sa i përket ndryshimeve në kodin elektoral.

“I gjithë dokumenti përmbyllet me firmat e 26 partive. Ky është një lajm i mire, pasi për herë të parë 26 parti bien dakort për të ndërmarr një insiativë politike që nga 1990-ta, jemi me shpresë që do të cojmë një kod zgjedhor jo vetëm të drejtë, por do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është një akt që duhet të ndërmerret edhe për vendime të tjera, që partitë duhet të marrin edhe cështje të tjera në të mirë të interesave kombëtare dhe në interes të integrimit europian”u shpreh Milo.


Drafti propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, cka sipas kërkesës së vazhdueshme të partive të vogla do të bënte që të barazohej vota e qytetarëve shqiptarë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›